INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strazimiri reagon ndaj Dakos: Nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave të...

Strazimiri reagon ndaj Dakos: Nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave të...

Publikuar më: 14:19 27-10-2018

Partia Demokratike ka vijuat me akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tyre kreu i Bashkisë së Durrësit do të arrestohej të enjten, por dikush e bllokoi policinë.

Sekretari i grupit parlamentar të PD Gent Strazimiri deklaroi sot se Dako ka qindra telefonata me bandat, me të cilat bën pazar për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderëve, pasurive publike të Durrësit.

“Përgjimet e bëra publike deri tani janë vetëm fillimi. Ato nuk janë as 1 përqind e aktivitetit kriminal të Vangjush Dakos, por përgjimet faktojnë se një ditë para zgjedhjeve, më 24 qershor, bandat e shtabit elektoral të Ramë kanë blerë vota për tepsinë e Edi Ramës”, u shpreh Strazimiri.

Gjithashtu Strazimiri deklaroi sot se as kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit

Sipas tij, “Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori nuk thonë: Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit”.

 

vangjushisis.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162