INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amnesty International, fati i keq i turqve që mbetën në rrugë pas grushtit të shtetit

Amnesty International, fati i keq i turqve që mbetën në rrugë pas grushtit të shtetit

Publikuar më: 14:33 27-10-2018

Amnesty International ka shprehur shqetësimin për mijra turq, që u dënuan dy vjet më parë si të dyshuar për grushtin e shtetit. Sipas kësaj organizate më shumë se 100 mijë njerëz të cilët u shkarkuan nga puna në Turqi në vitin 2016, janë ende në pritje të drejtësisë dhe jeta e tyre është shkatërruar. Grupi i të drejtave të njeriut thotë se në shumicën e rasteve qeveria ka dështuar të paraqesë prova që justifikojnë largimet masive të punonjësve. Që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti janë arrestuar dhe dhjetëra gazetarë dhe punonjës të të drejtave të njeriut.
"Ata janë gati si në listë të zezë. E kanë të vështirë të gjejnë punë diku tjetër. Në sektorin publik është e pamundur, por edhe në sektorin privat e kanë shumë të vështirë të punësohen. Kështu që këta njerëz janë varfëruar”, thotë Milena Buyum nga organizatën Amnesty International.
Pas 2016 pati shumë persona që nuk pajtoheshin me akuzat e Erdoganit dhe pas presionit ndërkombëtar, Turqia ngriti një Komision Apeli. Komisioni ka marrë 125 mijë kërkesa, por ka shqyrtuar më pak se një të tretën e tyre, nga të cilat më pak se 10% kanë marrë përgjigje pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.004058837890625