INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5: Nuk u...

Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5: Nuk u...

Publikuar më: 12:29 15-01-2026

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë për “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për vendimin e tij për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”.

Gjatë Prime-it të 10 janarit, ai surprizoi publikun kur deklaroi se nuk kishte më dëshirë të vazhdonte lojën dhe se nuk e ndiente më veten pjesë të këtij formati. Sipas tij, arsyeja që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi nuk ekzistonte më, duke e bërë të ndihej “në vendin e gabuar”.

“Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të përshtatesha, por nuk funksionoi. Vendimi ishte plotësisht i imi dhe nuk kishte lidhje me askënd tjetër,” u shpreh Stine.

Pas largimit, këngëtari zgjodhi të mos japë intervista, por në këtë bisedë për “Big Brother Radio” ai ndau edhe anën emocionale të vendimit të tij. Sipas Stines, familja ka qenë arsyeja kryesore që e çoi drejt këtij hapi.

“Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Familja është mbi gjithçka,” tha ai, duke theksuar se vendimet e tij nuk merren me nxitim, por pas reflektimit të qetë.

Stine sqaroi gjithashtu se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët e tjerë dhe se largimi ishte thjesht një nevojë personale për të respektuar veten dhe ndjenjat e tij.

“Në fund të ditës jemi njerëz, bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime. E rëndësishme është të jesh në paqe me veten,” përfundoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0032339096069336