INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Steve Jobs është gjallë? Kjo është FOTOJA që po çmend gjithë rrjetin [FOTO]

Steve Jobs është gjallë? Kjo është FOTOJA që po çmend gjithë rrjetin [FOTO]

Publikuar më: 11:26 28-08-2019

Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe themeluesi i kompanisë më të madhe në botë APPLE po ashtu dhe aksionari mazhoritar i Pixar, anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Walt Disney pas blerjes së tij të Pixar, themeluesi dhe kryetari i CEO dhe NeXT. Ai ndërroi jetë në datën 5 tetor të vitit 2011, por ka diçka që po na habit dhe po trondit gjithë rrjetin duke na bërë të dyshojmë për vdejkjen e tij.

steve-jobs--david-paul-morrisbloomberg-via-getty-images.jpg

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale të një personi që ka ngjashmëri të frikshme me Steve Jobs ka ngjallur teori të çuditshme konspirative, që aludojnë se themeluesi kryesor i Apple është ende gjallë dhe fshihet në Egjipt.

Fotoja në fjalë, e cila u publikua të shtunën në Reddit është bërë mjaft virale në rrjet, duke u shpërndarë me shpejtësi.

Disa persona ishin të bindur që ishte vërtetë Steve Jobs, ndërsa të tjerë kundërshtuan duke u shprehur se ai nuk mban në dorë një orë Apple.

Kjo nuk është hera e parë që teoricienët e konspiracionit janë shprehur se Steve Jobs është ende gjallë. Pesë vite më parë ndodhi e njëjta histori, pas një fotoje selfie të publikuar në rrjetet sociale ku shihej Steve Jobs në Rio De Janeiro.

Megjithatë, nuk kishte prova që tregonin kohën se kur ishte realizuar në të vërtetë fotografia në fjalë.

Ju rikujtojmë, Steve Jobs i cili falë punës së tij revolucionizoi teknologjinë, ndërroi jetë në vitin 2011 në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Screenshot_138-479x600.png

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127