INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 rastet kur Kanye nuk është thjesht Kanye

12 rastet kur Kanye nuk është thjesht Kanye

Publikuar më: 14:57 21-01-2016

Vetëm Kanye West mund të jetë Kanye West …dhe shumë personazhe të tjerë njëkohësisht.

Gjatë gjithë këtyre muajve dhe në intervista të ndyshme, reperi i famshëm nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka krahasuar veten e tij me shumë figura të rëndësishme të cilët kanë ndryshuar botën dhe kanë bërë histori. Ai nuk është thjesht një person me karakteristika të qënieve tokësore, por edhe të atyre me fuqi mbinatyrore. Ja 12 rastet kur Kanye West nuk është thjesht Kanye West:

Ai është Zoti! (Zoti)
“Unë jam një i dërguar i Zotit. Dhimbja ime më e madhe në jetë është se nuk mund ta shoh veten time të performoj live”

Steve Jobs (shpikës dhe themelues i kompanisë Apple)
“Mendoj se ajo çka Kanye West do të thotë është diçka e ngjashme me atë që thotë Steve Jobs. Une jam padyshim Steve i internetit, i modës, i kulutrës. Pikë!”

Walt Disney (themelues i kompanisë Walt Disney)
"Unë jam më shumë si një Walt Disney. Muzika Rap më shërben thjesht si një dhomë për mendimet. Tekstet që shkruaj janë ato që dua të shpreh ashtu siç bëjnë poetët e kohës së sotme”

Braveheart (film)
"E ndiej se jam paksa Braveheart-i i krijimtarisë”

Willy Wonka (personazh i filmit “Çarli dhe Fabrika e Çokollatës”)
"Dua të jem jorealist. E vetmja gjë e gabuar që kam bërë kur kam krahasuar veten me Steve Jobs i se ai ishte tepër realist. Unë jam po aq i çuditshëm sa Willy Wonka”

Pikaso (piktor)
“Nuk ka rëndësi sa presion ushtrojnë mbi ty, apo sa të kontrollojnë, ti mund të bësh ç’të duash dhe të thuash ç’të duash. Unë jam Pikaso”

Hermes (firmë mode)
“Të hysh në mendjen time është njësoj sikur të vizitosh një dyqan Hermes. Çdo gjë është reale.”

Mikelanxhelo (piktor, skulptor në epokën e Rilindjes)
“Kur mendoj për konkurencën, është njësoj sikur të krijoj diçka kundës së shkuarës. Mendoj për Mikelanxhelon dhe Pikaso-n, më kuptoni?”
Piramidat
“…si Piramidat”

Thomas Edison (shpikësi i llampës)
“Unë jam Thomas Edison”

Leonardo Da Vinçi (piktor, skulptor, shpikës, muzikant, matematicien, inxhinier, gjeolog i periudhës së Mesjetës)
"…dua të them, shija, kulura, arti, mënyra e jetesës, të gjitha këto janë pjesë e imja, është ajo çfarë dua të bëj. Kur e krahasoj veten me Steve Jobs, Mikelanxhelo, da Vinçi, apo Walt Disney, dua të them se këta janë heronjtë e mi. Ata shërbejnë si një frymëzim për mua dhe impaktin që duaj të lë tek njerëzit.”

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441