INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stabiliteti ekonomik – BMI, Shqipëria në nivele të ulta!

Stabiliteti ekonomik – BMI, Shqipëria në nivele të ulta!

Publikuar më: 14:32 04-03-2016

Ballkani do të përballet me një risk të madh destabiliteti në pjesën e mbetur të vitit. Ky është konkluzioni i Business Monitor International, që pjesë e grupit të njohur vlerësues Fitch. Në studimin e fundit janë përmendur se shkaqet, që ndikojnë lidhen me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe rivaliteti gjeopolitik i Rusisë me Perëndimin. 

Destabiliteti politik dhe gjeopolitik parashikohet në raport do të prekë edhe ekonominë e këtyre vendeve. Në raport thuhet se teksa papunësia mbetet e lartë edhe mundësitë për punë janë të limituara. Masat shtrënguese të FMN po zbatohen në Serbi dhe pritet të implementohen edhe në Bosnje dhe Kosovë, ndërsa qeveri jo stabël si Maqedonia varen nga investimet e huaja. Fluksi i emigrantëve sirianë pritet që të prekë këto vende ballkanike”- shkruan raporti.


Më tej në raport, përmes tabelës së indeksit të riskut për këto shtete, me një përshkallëzim nga 0-100, jepet në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë shkalla e stabilitetit politik dhe ekonomik.
Për Shqipërinë, në terma afatshkurtër, stabiliteti ekonomik është 37.1, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën që ka 34 pikë. Më mirë në rajon duket Maqedonia me 54.6 pikë.
Monitor shkruan se sa i përket termave afatgjatë, stabiliteti ekonomik i Shqipërisë merr 46.5 pikë nga 100, më mirë se Kosova dhe Bosnja. Me stabilitetin më të lartë në rajon parashikohet sipas indeksit Maqedonia.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672