INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot shënohen plot 22 vite nga vdekja e Princeshë Dianës, ende mister si ndodhi aksidenti fatal në Paris që i mori jetën

Sot shënohen plot 22 vite nga vdekja e Princeshë Dianës, ende mister si ndodhi aksidenti fatal në Paris që i mori jetën

Publikuar më: 18:07 31-08-2019

Edhe pse kanë kaluar 22 vjet nga vdekja e Princeshës Diana mbeten ende mistër e si ndodhi aksideti që i mori jetën një prej grave më të dashura në botë. Lajmi i vdekjes së Princeshës Diana më 31 gusht të vitit 1997 në moshën 36-vjeçare, në Paris ishte tronditje për mbarë botën.

Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sediljen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para. Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të shumta, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal.

Princesha Diana, Z. Al-Fayed dhe Z. Paul nuk arriten të shpetonin nga ai aksident fatal. Rees nuk ka qenë kurrë në gjendje të kujtojë atë që ndodhi atë natë tragjike, që nga momenti kur hyri në makinë dhe deri te përplasja. Kjo gjë, në fakt, ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur dyshime të mëdha në këto 22 vite, madje kritikët kanë shkuar deri aty sa ta konsiderojnë Trevor Rees protagonist të teorive të komplotit.

Në një intervistë të vitit 2000, Rees tha: “Unë jam i vetmi person që mund t’u tregoj njerëzve realisht, por nuk mundem të kujtoj… Do të ishte shumë e lehtë nëse do të mundja të kujtoja. Mercedes-i, i cili ishte ndjekur nga paparacët që po përpiqeshin t’i bënin foto Dianës, u përplas me shtyllën e 13-të në tunelin “Pont d’Alma” pranë lumit Sena.

princess-diana-resting-her-head-in-her-hands-whilst-sitting-news-photo-52105332-1565561310.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113