INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot, luhet “klasikja” e Amerikës Jugore, Argjentina në “provën e forcës” kundër Brazilit

Sot, luhet “klasikja” e Amerikës Jugore, Argjentina në “provën e forcës” kundër Brazilit

Publikuar më: 16:33 16-10-2018

Mbrëmjen e sotme një nga sfidat më interesante në historinë e futbollit do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Edhe pse një miqësore, Brazili dhe Argjentina gjithmonë kanë pasur një rivalitet të frikshëm midis njëra-tjetrës, që e ka dominuar kontinentin amerikano-jugor për vite me rradhë.

Seleçao” ka mbajtur një ritëm pozitiv pas eliminimit nga Botërori (prej Belgjikës), duke fituar të tri miqësoret me një golavarazh agregat 9-0. Trajneri Tite ka shumë “yje” në duart e tij: Kutinjo, Gabriel Zhezus e Nejmar janë të gjithë të grumbulluar

Argjentina po kalon një periudhë revolucioni pas daljes nga Botërori (të eliminuar nga Franca) dhe trajnerit të ri, Lionel Skaloni, i ka ecur gjithçka mirë, ende pa humbje dhe asnjë gol të pësuar. Ndaj Brazilit, megjithatë, do jetë “prova e forcës” dhe “seleçao” nuk është më një skuadër “yjesh”: Mesi, Aguero, Higuain e Di Maria nuk ndodhen aktualisht nën urdhrat e trajnerit

Ndeshja e sotme premton shumë spektakël dhe gola, me dy ekipe që duhet të mbrojnë dinjitetin përballë njëra-tjetrës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021369457244873