INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu ngelet ende i dënuar nga UEFA, KAS shtyn vendimin

Skënderbeu ngelet ende i dënuar nga UEFA, KAS shtyn vendimin

Publikuar më: 16:22 16-10-2018

Skënderbeu duhet të presë të paktën edhe 3 muaj vendimin e KAS, i cili shtyn shqyrtimin e animimit të skuadrës korçare deri në fillim të vitit të ardhshëm. Korçarët e Skënderbeut ankimuan në KAS vendimin e UEFA, e cila e akuzoi ujqërit e dëborës për trukim ndeshjesh me një dënim 10 vjeçar.

KAS në faqen zyrtare ka publikuar 19 çështjet që do të merren në shqyrtim deri në datën 30 nëntor të vitit 2018. Në këtë listë nuk figuron çështja mes Skënderbeut dhe UEFA-s.

Tashmë Shkënderbeu duhet të presë deri në janar për një vendim tjetër rreth çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443