INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot 10 vite pa ''Tanin e Topit'', Lori Hoxha emocionon me historinë e jetës: Nuk më duhet një...[FOTO]

Sot 10 vite pa ''Tanin e Topit'', Lori Hoxha emocionon me historinë e jetës: Nuk më duhet një...[FOTO]

Publikuar më: 21:37 23-05-2018

Familja Hoxha sot kujton 10 vjetorin e largimit nga jeta të të ndjerit Dritan Hoxha. Me shumë mundësi, për familjen, dita e sotme është një ditë kujtimesh të hidhura por sërish pranë njëra tjetrës, vajzat e familjes Hoxha kanë treguar se mund t’ja dalin të motivohen për një të ardhme më të mirë.

Mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Top Shoë” është vajza e tij Lori Hoxha, e cila vjen në një rrëfim të jetës së saj, pa prezencën e të atit.

“Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë. Sot në 10 vjetorin e humbjes së tij, u ula për një bisedë televizive të shkurtër për të ndarë me ata që e deshën dhe e vlerësuan gjithmonë pak nga jeta jonë bashkë me të. Nuk folëm për vizionarin as për gjeniun që la shenjë në këtë vend që duam dhe për të cilin luftojmë çdo ditë. Folëm për njeriun që mbajmë në zemër, atë që se ka njohur askush dhe jam më e emocionuar se kurrë në jetë. Jeta është treguar shumë bujare me ne, por çdo ditë na mungon ai.

Uroj që çdokush që është duke kaluar një ndarje një vuajtje, një sëmundje, duke dëgjuar fjalët e mia të mos ndihet vetëm. Jo cdo gjë është siç duket, cdokush nga ne ka dicka për të cilën lufton çdo ditë. Por forca është muskul e rritet duke u ushtruar, e duhet ecur përpara me një ëndërr, me hapin e kohës, gjithmonë “, përfundon Lori.

hxha.png

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889