INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte ndarja e çmimeve 'Oscar', ja detajet që ndoshta nuk i dini rreth statujës së artë

Sonte ndarja e çmimeve 'Oscar', ja detajet që ndoshta nuk i dini rreth statujës së artë

Publikuar më: 21:09 04-03-2018

Me siguri statuja e ‘Oscar’ është një ndër më të njohurat në mbarë botën. Këtë të dielë do të shpërndahen çmimet ‘Oscar’ dhe ata që do të shpallen fitues do të kenë fatin të çojnë një nga statujat në shtëpi.

Duke qenë se ky çmim është shumë i lakmuar, nuk do të thotë se janë me shumë vlerë. Në fakt këto statuja të ‘Oscar’ janë shumë të vështira për t’u kthyer në para ‘cash’. Kjo vjen, sepse fituesit e ‘Oscar’ në të vërtetë nuk i zotërojnë këto statuja.

Në një farë mënyre ato janë me kredi nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Kjo ka ndodhur pas ndryshimeve të rregullave në vitin 1950. Një fitues i ‘Oscar’ nuk mundet kurrsesi ta shesë një nga statujat që ka fituar, nëse nuk e ofron fillimisht për ta shitur tek Akademia për një shumë prej 1.00 dollar, transmeton RevistaWho.com

Të gjithë ata që do të provojnë për të shitur një statujë të tillë duhet të përballen me ligjin, sepse Akademia i ka të gjitha të drejtat të rezervuara.

Kujtojmë se ditën e sotme ndarja e çmimeve ‘Oscar’ do të transmetohen edhe në Shqipëri në televizionin e ‘Top-Channel’ nën drejtimin e Ledion Liços.

Article Logic
Execution time: 0.0030050277709961