INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte derbi Inter-Juventus, ja cilat janë formacionet e mundshme

Sonte derbi Inter-Juventus, ja cilat janë formacionet e mundshme

Publikuar më: 13:32 28-04-2018

Sonte luhet derbi i Italisë Inter-Juventus, një sfidë që në thelb ka rivalitetin. Jo vetëm ka shkruar historinë e këtyre dy klubeve të mëdha, por dhe atë të kampionatit.

Kjo përballje e radhës, që do të luhet në orën 20:45, në “San Siro”, mund të rezultojë vendimtare për objektivat e të dyja skuadrave, kur kanë mbetur për t’u luajtur 4 javët e fundit të Serisë A.

Juventusi ka një avantazh prej vetëm një pike me Napolin e vendit të dytëm që favorizohet edhe kalendari, ndaj nëse nuk fiton me zikaltrit mund ta humbasë titullin.

Nga ana tjetër, Interi me 66 pikë në klasifikim, synon të parakalojë Romës ose Lazion për t’u përfshirë në zonën Champions,

Gjithsesi, duhet thënë se sa i përket bilancit në “San Siro”, zikaltrit kanë një avantazh me një total prej 35 fitoresh ndaj 22 sukseseve të bardhezinjve, si dhe 22 barazime të shënuara në shtëpinë e skuadrës së Spallettit.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionet e mundshme të publikuara nga mediat italiane.

formacionet.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164