INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shëndeti ‘le në baltë’ Iniestën. Mesfushori largohet pas 22 vitesh karrierë [VIDEO]

Shëndeti ‘le në baltë’ Iniestën. Mesfushori largohet pas 22 vitesh karrierë [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 27-04-2018

 

Me lot në sytë Andrea Iniesta ka zyrtarizuar largimin e tij në fund të këtij sezoni.

Pas 22 vitesh karriere tek skuadra spanjolle, Barcelona mesfushori i talentuar ka zgjedhur një konferencë për mediat për të publikuar vendimin e tij.

Edhe pas këtij vendimi të vështirë, 33vjeçari spanjoll shprehu entuziazmin dhe lumturinë se karrierën e tij ja ka dedikuar një skuadre si Barcelonës.

Por arsyet e largimit nga fusha e blertë Andres Iniesta i publikoi përballë gazetarëve.

"Ky është sezoni im i fundit këtu. Unë dua të falënderoj shokët e ekipit tim. Është një vendim i vështirë në të gjitha aspektet.

Pas më shumë se 20 viteve të kaluara këtu, e di se çfarë do të thotë të jesh lojtar i këtij ekipi. Jemi ekipi më i mirë në botë.

Po largohem sepse ndjej se ky klub meriton më shumë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe unë ndjej se nuk mund të japë më të mirën më në aspektin fizik dhe atë mental.

Në të ardhmen e afërt unë nuk do të jem i aftë ta jap më të mirën për Barçën tërë kohën, e në veçanti në aspektin fizik" u shpreh Iniesta

Iniesta do mbahet mend për një karrierë të suksesshme dhe të mbushur me vlerësime dhe tituj. Ai gjithsej numëron gjithsej 8 tituj në La Liga, 4 tituj në Ligën e Kampionëve dhe 2 Kampionatet Evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832