INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Somali, droni amerikan vret 150 militantë të grupit Al Shabab

Somali, droni amerikan vret 150 militantë të grupit Al Shabab

Publikuar më: 11:32 08-03-2016

Pentagoni ka thënë sot se ka lëshuar një sulm kundër një kampi trajnues në Somali, kundër luftëtarëve të Al-Shabaabit. Një sulm me avion të telekomanduar të aviacionit të Shteteve të Bashkuara ka vrarë mbi 150 militantë të grupit Al Shabab në Somali.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis deklaroi se sulmi kishte në shënjestër një kamp të militantëve kur përgatiteshin sulme terroriste në shkallë të gjerë.

Ai nënvizoi se të dhënat fillestare sugjerojnë se mbi 150 terroristë janë eliminuar nga ky sulm, i kryer të shtunën rreth 195 kilometra në veri të kryeqytetit Mogadishu.

“Kampi ishte mbajtur nën përgjim për shumë kohë dhe kishim të dhëna se faza operacionale ishte pranë ekzekutimit”, tha Davis.

Kapiteni Davis tha se SHBA kishin mësuar se luftëtarët po përgatiteshin të niseshin nga kampi dhe se përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të SHBA-së dhe Bashkimit Afrikan në Somali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496