INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Holandë: Policisë stërvitin shqiponjat kundër dronëve “terroristë”

Holandë: Policisë stërvitin shqiponjat kundër dronëve “terroristë”

Publikuar më: 19:29 08-03-2016

Policia holandeze ka thirrur për ndihmë shqiponjat për të eliminuar sulmet e mundshme terroriste nga dronët. Ajo kreu sot disa teste përpara medias, pranë Hagës, që rezultuan pozitive.

“’Arma’ jo e zakonshme është testuar për disa muaj”,- tha një zëdhënës i policisë, që shtoi se, rezultatet e para ishin shpresëdhënëse.

Policia holandeze dhe autoritetet e luftës kundër terrorizmit, kanë planifikuar që vendimin për përdorimin apo jo të këtyre shpendëve grabitqarë, ta marrin verën e ardhshme.

“Kemi shfrytëzuar një zgjidhje të lirë teknologjike përballë një problemi të teknologjisë së lartë”,- thotë Sjoerd Hoogendoorn, drejtor i kompanisë ”Guard from Above” që siguron shqiponjat.

Kjo kompani trajnon dhe trajton lloje të ndryshme shpendësh grabitqarë. Trajnimi i tyre, që lidhet me instiktin e presë, kërkon më shumë se një vit kohë.

“Për këta shpendë një dron është si një pre, që ata mund ta kapin në ajër dhe ta çojnë në një vend të sigurt”,- thekson Hoogendoorn.

Media njofton se edhe policia britanike është interesuar për përdorimin e shqiponjave.

Article Logic
Execution time: 0.0041141510009766