INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët gjermanë shohin Ilir Metën kryeministër

Socialistët gjermanë shohin Ilir Metën kryeministër

Publikuar më: 11:45 08-09-2016

Socialdemokratët gjermanë parashikojnë se Ilir Meta i ka të gjitha mundësitë të jetë kryeminisitër. Organi i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, “Përpara”, e ka thënë këtë në një shkrim.

Ja  ç ‘thuhet në artikull:


“Në Shqipëri, LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron tek rinia e partisë. LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Sigurisht multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë.”

Article Logic
Execution time: 0.0041298866271973