INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
​Snapchat po kthehet në ''strehë'' për abuzuesit seksualë

​Snapchat po kthehet në ''strehë'' për abuzuesit seksualë

Publikuar më: 09:43 31-05-2019

Snapchat është aplikacioni më i famshëm i shkëmbimit të mesazheve dhe fotove. Po e keni menduar ndonjëherë se në këtë aplikacion ka shumë abuzues seksualë?

Gjatë këtij viti, ka patur të paktën tre raste të ngacmimeve online çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

"Snapchat është një strehë për grabitqarët seksualë", shkruan në një artikull Sunday Times, pas informacioneve nga policia se ka mijëra dosje që lidheshin me shfrytëzimin seksual të të miturve në këtë aplikacion.

Në artikull përshkruhet se si dy vajza nën moshën trembëdhjetë vjeç u përdhunuan nga dy burra pasi u njohën në Snapchat.

Një tjetër histori tregon se si një burrë u përpoq të takonte një vajzë 14-vjeçare në të njëjtën mënyrë. Ka edhe qindra raste në të cilat vetë të miturit shpërndajnë fotografi intime.

Nuk dihet nëse rrjeti social do marrë masa për këto veprime, por Sunday Times ju sugjeron prindërve të kenë nën kontroll fëmijët, si dhe ju sugjeron përdoruesve të rishohin privatësinë e tyre dhe të mos pranojnë mesazhe nga njerëz të panjohur.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771