INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Snapchat blen kompaninë e ikonave komike për 100 milion dollarë

Snapchat blen kompaninë e ikonave komike për 100 milion dollarë

Publikuar më: 17:40 25-03-2016

Snapchat fuqishëm hyn në tregun e ikonave elektronike.

Snapchat është pajtuar që të blejë Bitstrips, që është një kompani me bazë në Toronto, për krijimin e ikonave komike të njohura si bitmojis.

Sipas Furtune, kjo marrëveshje është arritur për 100 milionë dollarë, disa kesh e disa si marrëveshje aksionesh.

Bitstrips është krijuar në vitin 2007 për të ndihmuar përdoruesit që të krijojnë ikona komike personale, por në vitin 2014 ata janë rifokusuar në ikona komike digjitale, që janë për t’u shpërndarë e jo më personale.

Përdoruesit duhet të shkarkojnë një aplikacion dhe pastaj të zgjedhin një nga format e shumëllojshme të fytyrave, ngjyra të lëkurës, e karakteristika të tjera të cilat shpesh duken si të çuditshme.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333