INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skerdi Ago shpjegon zgjedhjet që ai ka bërë në jetën e tij: ‘’Nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi’’

Skerdi Ago shpjegon zgjedhjet që ai ka bërë në jetën e tij: ‘’Nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi’’

Publikuar më: 20:58 26-03-2019

Skerdi Ago ka qenë në vëmendje të shtypit rozë, për shkak të veprimeve të fundit të tij në rrjete sociale.

Fillimisht ai deklaroi se do ta mbyllte llogarinë e tij dhe do të hiqte dorë nga muzika, ndërsa pak ditë më pas u rikthye për të lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e re.

Këngëtari tashmë në rikthimin e tij ak vendosur të bëjë edhe një deklaratë për zgjedhejt që ai ka bërë në jetën e tij.

“Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s’u duke mirë ‘nuk je IN’, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe unë nuk jam ky.

Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky – Skerdi i thjeshtë që do t’ju servoj vetëm muzikë të bukur.

Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u vishem lirë, turp ështëkrimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni por edhe juve që kritikoni”, ka shkruar Skerdi.

-640-0-5c9a5eada602f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024528503417969