INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënder Gega sjell ndryshime tek Partizani

Skënder Gega sjell ndryshime tek Partizani

Publikuar më: 10:24 20-06-2018

Skënder Gega është tashmë zyrtarisht trajnieri i të kuqve të kryeqytetit. Por me ardhjen e tij duket se shumë gjëra do të ndryshojnë.

Partizani i sezonit të ri ka pak ditë që ka nisur punën, ku fillimisht kërkohet një paraqitje dinjitoze në Ligën e Europës, por synimet më të mëdha janë në kampionat.

Aktualisht të kuqtë janë në pritje të kundërshtarit të Ligës së Europës. Shorti do të hidhet sot, por ndarja e grupeve i lë pak shpresa të kuqve në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Kundërshtari më i afërt gjeografikisht është Maribori i Sllovenisë, por goglat mund t’i çojnë deri në Azerbajxhan ndaj Neftçit apo në Kazakistan ndaj Tobolit.

Dy kundërshtarët e tjerë të mundshëm janë sllovakët e Treçinit dhe rumunët e Vitorulit, që drejtohen nga “Maradona i Karpateve”, George Haxhi. Të kuqtë nuk e dinë se për çfarë të luten në këtë short, pasi të gjithë rivalët e mundshëm janë të vështirë. Ka edhe nga ata që mund të japin shpresë, por ndodhen në transfertat e largëta të Lindjes, si Neftçi apo Tobol.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375