INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal te PSG-ja, Orie: Blank, seks oral me Ibrën

Publikuar më: 15:50 15-02-2016

I pakorrigjueshmi Serge Orie. Mbrojtësi i PSG-së është përsëri në qendër të një polemike të pakëndshme pas një komunikimi të tij online nëpërmjet aplikacionit “periskop”, duke iu përgjigjur pyetjeve nga tifozët e tij.

Një vit më parë do të bëhej protagonist nga “Twitter”-i me fyerjet ndaj gjyqtarit të ndeshjes Çelsi-PSG, e vlefshme për Champions League pas kualifikimit të parisienëve në transfertën londineze. Por këto fyerje ishin objekt i hetimit të UEFA-s dhe u pezullua me tri ndeshje. Ky ishte precedenti i parë i një mase të marrë karshi tij për fyerje nga rrjetet online.

Por kësaj here, futbollisti i kombëtares së Bregut të Fildishtë kalon çdo limit dhe tashmë rrezikon edhe karrierën e tij sportive. Dhe sulmet deri në homofobike i janë adresuar pikërisht trajnerit të tij te PSG-ja, Lorent Blank, por edhe shokëve të skuadrës.

Etiketimet kanë qenë edhe vulgare. Orie e ka cilësuar Blank si homoseksual, madje ka flirtuar edhe me Ibrahimoviç.

Sipas “L’Equipe”, Orie ka reaguar menjëherë për videon e bërë tashmë publike, që ka bërë xhiron e botës duke u kërkuar falje shokëve të skuadrës e veçanërisht trajnerit Lorent Blank.

Por, ndërkohë, presidenca nuk ka vonuar dhe ka marrë masa ndaj lojtarit për incidentin në fjalë, duke e pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Zëri është i qartë dhe i njohur, por lojtari nuk duket plotësisht. Videoja më pas vazhdon me një tifoz, i cili e pyeti Orie:

“Ju vë realisht nën presion Ibrahimoviç?”.

Dhe përgjigja e 23-vjeçarit:

“A je i çmendur apo çfarë? Më shiko në sy, ai nuk di nga vjen, kurse unë kam ardhur nga Sevra (në periferi të Parisit), vend i ngrohtë”.

Fantazia e tij e shfrenuar shkon më tej, ndërsa deklaron me zë se Blank ka bërë edhe seks oral me suedezin. Një tjetër etiketim për sulmuesin: “Nuk flet as frëngjisht”.

Kur u pyet nëse kë do të preferonte mes Trap apo italianit Sirigu, pa hezitim Orie u përgjigj: “Trap, Sirigu është i mbaruar”.

Ai nuk kursen fyerjet as ndaj Gregori Van der Vil. Jashtë banalitetit mbeten Di Maria dhe të preferuarit e tij Silva, Rabiot dhe Markuinjo.

Ditët e fundit, Orie është vënë re shumë aktiv dhe me të njëjtin fjalor banal e fyerjesh në periskop ndaj tifozëve të Marsejës. Orie është një pjesë e rëndësishme e parisienëve. Këtë sezon ai ka luajtur 24 takime dhe është përmirësuar jashtëzakonisht nën drejtimin e Blank.

Por, nga pasditja e së dielës, do të jetë një “mision i pamundur” që ai të rifitojë besimin e njëshit të pankinës me “gjëmën” që ka bërë, duke filluar nga e marta në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, pikërisht kundër Çelsit.

Burimet pranë klubit francez kanë pohuar për mediat vendëse se është marrë urdhër që dje të mos dilte në stërvitje, ndërkohë që mësohet se menaxheri i tij kishte kërkuar një takim urgjent me hierarkinë e PSG-së, gjë që ka ndodhur.

Në videon e parë të postuar marsin e kaluar, Orie kishte shfryrë dufin ndaj gjyqtarit Bjorn Kupers, pasi nxori me karton të kuq Ibrahimoviç në fazën e 1/8-ve në “Stamford Bridge”.

“Njeri i ndyrë, bir k…”. Më pas, ai i kërkoi falje arbitrit, asistentëve të tij dhe të gjithë zyrtarëve të ndeshjes për reagimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986