INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Argjentina, vritet gjyqtari për shkak të kartonit të kuq

Argjentina, vritet gjyqtari për shkak të kartonit të kuq

Publikuar më: 11:47 16-02-2016

Futbolli argjentinas është tronditur. Një person ka vrarë gjyqtarin, pasi ky i fundit e kishte ndëshkuar ma karton të kuq një futbollist.

Gjyqtari i vrarë është Cesar Flores, 48 vjeçari jeton në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Ai u qëllua me tre plumba vetëm një minutë pasi kishte ndëshkuar futbollistin me karton të kuq, raporton Goal.com.

Dorasi ka plagosur edhe futbollistin, Walter Zarate, por ky i fundit fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes. Sipas policisë argjentinase vrasësi është në arrati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051