INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal! 700 priftërinj të akuzuar për pedofili

Skandal! 700 priftërinj të akuzuar për pedofili

Publikuar më: 13:38 20-12-2018

Skandalet e priftërinjve pedofilë nuk ka të ndalur në SHBA. Së fundmi 700 anëtarë të klerit të Ilinoisit janë vënë nën akuzë. Ata për disa dekada kanë abuzuar ndaj të miturve. Prokurorja e Ilinoisit, Lisa Madigan nisi një hetim në muajin gusht në këtë shtet në veri të SHBA-së, pas publikimit të një raporti mbi Kishën e Pensilvanisë që shkaktoi një valë polemikash në SHBA.

Që nga ajo periudhë, shërbimet e Kishës po shqyrtojnë arkivat e 10 dioqezave të shtetit dhe përfundimet paraprake janë të gjitha po aq tronditëse.

”Dioqezat e Ilinoisit bënë publike emrat e 185 priftërinjve të shënjestruar nga disa akuza serioze, por ata paralajmëruan akuza ndaj të paktën 500 priftërinjve të tjerë’’, shkruan Lisa Madigan në një raport të çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.0022749900817871