INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari gjerman fitues i disa çmimeve shpiku historitë: Jam i sëmurë ...

Gazetari gjerman fitues i disa çmimeve shpiku historitë: Jam i sëmurë ...

Publikuar më: 13:27 20-12-2018

Gazeta gjermane Der Spiegel tha se ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, i shpërblyer me disa çmime, pasi ka zbuluar se ai ka shpikur fakte për shumë artikuj, në vitet e fundit. Relotius "krijoi histori dhe shpiku protagonistë" në të paktën 14 nga 60 artikuj që u shfaqën në shtyp dhe në botimet online” shkruan Spiegel, duke paralajmëruar se edhe artikuj të tjerë mund të jenë fabrikuar. Relotius, 33 vjeç, dha dorëheqjen pas pranimit të mashtrimit. Ai kishte shkruar për revistën për shtatë vjet dhe fitoi çmime të shumta për gazetarinë e tij hulumtuese, duke përfshirë çmimin “Gazetari i Vitit i CNN”në 2014.

gaztari_gjerman.jpg

Më parë këtë muaj, ai u vlerësua si “Reporteri gjerman i Vitit” për historinë e një djalë të ri sirian. Ai u zbulua pasi një koleg që punoi me të në një histori përgjatë kufirit amerikano-meksikan ngriti dyshime për disa detaje në raportimin e Relotius. Kolegu përfundimisht zbuloi dy burime të supozuara të cituara gjerësisht nga Relotius në artikullin, i cili u botua në nëntor. Të dy thanë se kurrë nuk e kishin takuar reporterin. Tregime të tjera mashtruese përfshinin një të burgosur të Guantanamos, një tjetër me fëmijët e rrëmbyer nga grupi militant Shteti Islamik dhe një për yllin e NFL Colin Kaepernick. Në një artikull të gjatë, Spiegel tha se ishte "tronditur" nga zbulimi dhe u kërkoi falje lexuesve të saj, si dhe të gjithë atyre që mund të kenë qenë subjekt i "citimeve mashtruese, të përbërë nga detaje personale ose skena të shpikura në vende fiktive". Revista me bazë në Hamburg, e njohur për pjesët e saj të hollësishme hetimore, e përshkroi episodin si "një pikë të ulët në historinë 70-vjeçare të Spiegelit".

gazetari_1.jpg

"E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij", tha Der Spiegel. Disa prejartikujve që Relotius i ka shkruar qysh në vitin 2011, janë të saktë, por të tjerët janë "krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi",deklaroi revista. Relotius i tha Spiegelit se ai i vjen keq për veprimet e tij dhe se ishte thellësisht i turpëruar. "Jam i sëmurë dhe unë kam nevojë për ndihmë", u citua të thoshte ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709