Ashtu siç edhe u paralajmërua java e 25-të e kampionateve shqiptare është bojkotuar deri në një afat të pacaktuar. Pas deklaratës së Shoqatës së Bashkimit të Arbitrave, të cilët njoftuan se nuk do të dalin në fushë, pa rikthimin e policisë në stadiume edhe FSHF ka bërë një njoftimi zyrtar për bojkot. Në të thuhet se ‘FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Në të gjithashtu thuhet se institucioni i futbollit kërkon eliminimi e dhunës dhe kushtet për një garë me standarte.
Tashmë pritet që qeveria shqiptare të ndryshojë përsëri në parlament ligjin, për rikthimin e policisë në stadiume, duke qenë se mbarëvajtja e sigurisë nga policia private dhe stjaurdët doli një ide jofunksionale.
Ndërkohë tek ekipi i Kamzës, situata paraqitet dramatike. Lojtarët kanë mbetur në mes të rrugës dhe kanë kërkuar tek FSHF të merren masa për situatën e tyre. Mundësitë janë hapja e një merkato tranzitore për kalimin tek ekipet e tjera të Superiores ose transferimi në Azi ku merkato është ende aktive.
Klubi ka ende mundësi të apelojë vendimin tek Komsioni i Disiplinës, por një masë e tillë nuk është marrë ende.
Ndërkohë përsa i përket bojkotit, shumica e ekipeve kanë njoftuar se do të zhvillojnë miqësore, duke zëvendësuar në këtë mënyrë përballjet e kampionatit. E para prej tyre është Tirana








5 Feb 2026 





