INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sinjale negative nga Franca për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Sinjale negative nga Franca për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Publikuar më: 09:56 24-05-2019

Franca po jep sinjale negative ndërkohë që pritet progres-raporti për hapjen e negociatave. Ish-ministrja e qeverisë Macron, Nathalie Loiseau në një intervistë televizive ka thënë se në qershor nuk do të ketë negociata mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. "Nuk kemi ndryshuar mendje, do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër", tha Loiseau. Ish-diplomatja merr të gjithë përgjegjësinë për vendimin e liderëve të BE në vitin 2018, ku u shty hapja e negociatave.

“Ajo që bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut isha unë, kur mbaja postin e ministres. Çështja e zgjerimit vendoset me votë unanime dhe vitin e shkuar kalova 8 orë për t’iu shpjeguar homologëve të BE që isha kundër, në përputhje të plotë me presidentin Emmanuel Macron”, theksoi Loiseau, e cila beson që dyert e BE do të mbeten të mbyllura për Tiranën dhe Shkupin edhe në samitin e ardhshëm në Qershor të liderëve të BE.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057