INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindi largohet nga ‘Përputhen’, Murati bën veprimin që NUK pritej!

Sindi largohet nga ‘Përputhen’, Murati bën veprimin që NUK pritej!

Publikuar më: 20:33 15-04-2021

Sindi i kërkoi produksionit këtë të enjte ë diskutonte për një video ‘live’, në Instagram mes Julit dhe Alesandros. Sipas Sindit, Juli e ofendoi rëndë atë dhe familjen.


“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë”.


Juli ndërkohë, e kundërshton: “Atë fjalë që thashë e thashë për telefonin, jo për ty”.

“Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, tregon Sindi.
E përlotur, ajo heq mikrofonin dhe lë studion.

Teksa Juli nuk i kërkoi falje por i tha që se kishte për atë të sharën dhe duke menduar se sërish Arjan Konomi i doli kundër, Sindi vendosi të largohej nga studioja e 'Përputhen'.

“Kërkoj shumë falje”, tha ajo, duke hequr mikrofonin. Konkurrentja doli nga studioja dhe gjeni çfarë? Murati i shkoi nga pas, duke vërtetuar se në fakt i intereson Sindi.

Kujtojmë se pak ditë më parë ata të dy i dhanë fund njohjes me njëri-tjetrin për shkak të Olës.

Article Logic
Execution time: 0.0046648979187012