INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana e ‘Përputhen’ përlotet teksa flet për historinë e saj: Kam dy mami dhe një babi

Ana e ‘Përputhen’ përlotet teksa flet për historinë e saj: Kam dy mami dhe një babi

Publikuar më: 21:26 15-04-2021

Ndonëse ka kohë që nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ana Lleshi vazhdon të mbetet një ndër vajzat më të komentuara në media. Ish-konkurrentja ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku tregoi të reja nga jeta private.

 

E përlotur, Ana rrëfeu se ka dy nëna dhe një baba. Ajo tha se një familje e ka ndihmuar në një periudhë shumë të vështirë dhe sot përulet para tyre.

 

“Unë kam fatin e mirë të kem dy familje. Në kuptimin që kam dy mami dhe një babi. Jo sepse prindërit e mi kanë qenë të martuar me persona të ndryshëm apo babi im ka pasur dy gra. Jo, hiqini këto ide idiote. Në periudhë shumë të vështirë timen një familje, të cilës i jam shumë mirënjohëse dhe përulem para tyre çdo ditë, më janë gjendur pranë, më kanë marrë në shtëpi”, u shpreh Ana mes lotësh.

Article Logic
Execution time: 0.0024540424346924