INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Simpatizantët e opozitës në Roskovec presin kryeministrin me protestë dhe me djegie gomash

Simpatizantët e opozitës në Roskovec presin kryeministrin me protestë dhe me djegie gomash

Publikuar më: 11:21 08-03-2019

Me thirrjet "Rama ik!" anëtarët dhe simpatizantët e PD dhe LSI janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit ku dhe kanë djegur goma në shenjë proteste, për t’i paraprirë vizitës së kryeministrit Rama.

Në mbështetje të simpatizantëve ndodheshin ish deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Më pas protestuesit e Roskovecit i janë bashkuar atyre të Fierit dhe po marshojnë drejt kryqëzimit të Grecallisë, tek unaza e Fierit ku mendohet se do të kalonte kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0029828548431396