INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Energjia elektrike ‘ndërpret’ rritjen e ekonomisë

Energjia elektrike ‘ndërpret’ rritjen e ekonomisë

Publikuar më: 10:50 08-03-2019

Ekonomia shqiptare ka një varësi të drejpërdrejtë nga prodhimi i energjisë elektrike. Në 6 muaj të vitit të shkuar, prodhimi i energjisë ishte në rritje, çka u reflektuar edhe në treguesit e ekonomisë. Por ndryshimi në 3-mujorin e fundit të 2018 çoi shifrat ekonomikë në rënie.

Sipas të dhënave INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2018 prodhimi i energjisë shënoi një rritje 102 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja ekonomike në këtë tremujor ishte 4.42%, ndërsa, industria dhe energjia kontribuuan me 2.42 pikë përqindje në totalin e rritjes.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 prodhimi i energjisë elektrike shënoi rritje vjetore me 90 për qind. Në këtë periudhë PBB-ja u rrit me 4.32%, ku vetëm kontributi i energjisë ishte 1.76 pikë përqindje.
Në tremujorin e tremujorin e tretë prodhimi i energjisë elektrike u rrit me 290 për qind. PBB-ja në këtë periudhë shënoi rritje me 4.48%.

Në tremujorin e katërt të vitit 2018 situata në prodhimin e energjisë ka ndryshuar tërësisht, duke shënuar rënie me mbi 8 për qind.
Rezulteti në rritjen ekonomike për tremujorin e katërt publikohet në fund të këtij muaji, por Banka e Shqipërisë lajmëroi pak kohë më parë se, ritmet e rritjes kanë qenë më të ngadalta në tetor-dhjetor 2018 për shkak ndikimit negativ të energjisë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030851364135742