INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shmangni njollat dhe aknet në lëkurë gjatë verës

Si të shmangni njollat dhe aknet në lëkurë gjatë verës

Publikuar më: 13:30 29-07-2016
Gjatë stinës së nxehtë të verës, shumica e njerëzve kanë probleme me lëkurën.
Njollat që krijon dielli, janë të rrezikshme dhe përbëjnë problem. Ja si t’i shmnagni ato:
Duhet pasur kujdes sidomos për lëkurën e thatë dhe shumë të ndjeshme. Është mirë, kur keni probleme të tilla, të përdorni një sapun kur bëni dush dhe të mbroni në mënyrë sistematike lëkurën tuaj me krem hidratues edhe pse bën nxehtë.
 
Ndërsa për aknet, duhet të keni kujdes, pasi rrezet ultravjollcë sjellin nxirjen e epidermës, që përbën një lloj mbrojtjeje ndaj diellit. Por një gjë e tillë sjell më pas krijimin e pikave të zeza, që do të duken më shumë pas pushimeve. Prandaj është mirë të evitoni solucionet me alkool. Prandaj duhet të mos kaloni shumë orë në diell.
 
Mos harroni se për fytyrën nevojiten kremra me SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 90 minuta, pavarësisht rezistencës së tyre ndaj ujit.E fundit,  është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolet, por edhe përdorimi i kapeles.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764