INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 Përbërësit që zhdukin njollat në fytyrë

2 Përbërësit që zhdukin njollat në fytyrë

Publikuar më: 14:40 10-10-2016
Të gjithë doni që fytyrën ta keni sa më të pastër, sidomos nëse dëshironi të zhdukni njollat.
Mënyra më e thjeshtë dhe natyrale, është të përdorni: mjaltin dhe qumështin
 
1. Mjalti: Vepron si ilaç natyral për të kuruar aknet dhe puçrrat. Ai ruan mirë qelizat e lëkurës dhe ndihmon trupin në hidratimin e saj. Më pas i jep fytyrës shumë jetë, me shkëlqimin e saj.
2. Qumështi: Qumështi, sidomos i papërpunuar është një pastrues i mirë i lëkurës. Që në kohët e hershme, mbretëreshat laheshin me qumësht, për të ruajtur freskinë dhe bukurinë e qumështit.Thuhej se ai të mbante gjithmonë të re.
 
Përbërësit: 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë qumësht i papërpunuar
Përdorimi: Përziejini përbërësit dhe aplikojini në fytyrë. Më pas, masazhojini për 2 minuta.
 
Koha: Mbajeni në fytyrë këtë përzierje për 15 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ftohtë.
Kurrë nuk është vonë, për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, edhe nëse nuk i keni kushtet e mira ekonomike.
 
Burimi: Stylecraze
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324