INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mos mjaftojë që paratë s’na dalin as për ushqime, paguajmë energjinë më të shtrenjtë në...

Si të mos mjaftojë që paratë s’na dalin as për ushqime, paguajmë energjinë më të shtrenjtë në...

Publikuar më: 11:02 22-05-2019

Të adhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon. E shumë familje nuk nxjerrin dot as bukën e gojës jo më të kenë mundësi të paguajnë fatura apo taksa me vlera monetare të kripura. Së fundmi kemi mësuar se bazuar në të ardhurat që disponojmë energjia elektrike që paguajmë është më e shtrenjta në rajon, ja u kalojmë dhe shumë shteteve të zhvilluara të Europës. Familjet shqiptare paguajnë 1.140 lekë për 100 KWh energji të shpenzuar. E matur sipas fuqisë blerëse, ne paguajmë energjinë më shtrenjtë se, Maqendonia e Veriut, Serbia dhe ja u kalojmë dhe shteteve si Islanda, Norvegjia, Finlanda, Luksemburgu, Holanda, Malta, Franca, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Shqipëria renditet në Europë 14-a për çmim të lirë të energjisë nga 35 shtete të Europës, të marra në studim. Para vendit tonë për çmim më të shtrenjtë të energjisë është Turqia, Gjermania dhe Portugalia.
Të matura në vlerë absolute, Shqipëria për çmim të lirë të energjisë prej 9.1 euro për 100 KWh, ja kalon vetëm Kosova me 6.4 euro, Serbia me 7.1 euro dhe Maqedonia e Veriut me 7.9 euro. Po ne na del më shtrenjtë për shkak të të ardhurave të ulëta, pasi familjeve shqiptare u duhet një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre për të paguar faturat e energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0030038356781006