INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të luftoni obezitetin…

Si të luftoni obezitetin…

Publikuar më: 16:42 06-05-2016

Obeziteti po kthehet gjithnjë e më shumë në problem të madh në shumë vende të botës. Madje Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundim ka raportuar se shumica e banorëve të botës vuajnë më shumë nga obeziteti sesa nga nënpesha. Sipas studimit, numri i personave mbipeshë ka shkuar në 641 milionë, ndërsa i atyre nën peshë është 462 milionë.
Për të shmangur obezitetin, këshillohet aktiviteti fizik, pasi veç kësaj ai ndikon pozitivisht për zemrën, duke siguruar mbrojtjen kardiovaskulare dhe kundër tensionit të lartë të gjakut, forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon stresin. Por ushtrimet fizike nuk ka vetëm përfitime për trupin, por edhe për shëndetin mendor.

Ja cilat janë aktivitetet fizike dhe sportive më të efektshme:
1. Vrapimi
Vrapimi për të qënë sa më efektiv duhet të praktikohet në zona veçanërisht të qeta, në natyrë në një park ose në zonat pranë detit. Kjo mund të jetë mënyra e duhur për të lënë pas shqetësimet dhe jetën plot tension të qytetit dhe për të gjetur një marrëdhënie të mirë me trupin.
2. Çiklizmi
Njerëzit që përdorin biçikletën e dinë mirë rëndësinë e saj, pasi trajton këmbët dhe i jep mundësi mendjes për të qëndruar më shumë në harmoni. Biçikleta gjithashtu siguron frymëmarrje më të mirë dhe oksigjenimi luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shpirtit.
3. Pilates
Pilatesi është i bazuar në relaksimin e muskujve dhe mbajtjen e një qëndrimi korrekt, por ndikon edhe për të arritur ekuilibrin e duhur mendor.
4. Gjimnastikë uji
Duke bërë gjimnastikë uji ulet ndjeshëm pesha, por dhe tensionin nervor. Uji i lejon mendjes për t’u çlodhur dhe për të rifituar një marrëdhënie më të ngushtë me trupin.
5. Joga
Frymëmarrja dhe meditimi janë bazat e joga-s. Ajo redukton ankthin dhe depresionin, lufton pagjumësinë, ju ndihmon të bëheni më të vetëdijshëm dhe kështu fitohet qartësi mendore.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611