INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
OBSH: Shqiptarët më elegantë në rajon, por çfarë i rrezikon...

OBSH: Shqiptarët më elegantë në rajon, por çfarë i rrezikon...

Publikuar më: 11:53 16-02-2018

Obeziteti në Shqipëri po rritet, por në krahasim me rajonin ne jemi më në formë. Kështu raporton Organizata Botërore e Shëndetit.

“Renew Bariatrics” ka përpiluar një hartë botërore me të dhënat për obezitetin në shtete të ndryshme.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka prevalencë obeziteti prej 17.6%. E krahasuar me fqinjët, ka prevalencën më të ulët, ku Mali i Zi e ka 20%, Greqia 22.9%, Maqedonia 19.6% dhe Serbia 19.5%.

Edhe për fëmijët, statistikat tregojnë një rritje të dimensioneve të kësaj sëmundjeje.

Krahas kequshqyerjes dhe fëmijëve nënpeshë, edhe fëmijët mbipeshë dhe obezë po shndërrohen në fenomen shqetësues.