INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të gjeni miq në një qytet të ri

Si të gjeni miq në një qytet të ri

Publikuar më: 18:36 17-02-2016
Të zhvendosesh në një vend të ri, duke lënë pas miqtë dhe jetën që ke pasur dikur nuk është aq e lehtë.

Përshtatja është një nga gjërat më të mira që do t’iu ndihmojë të ndiheni mirë në ambjentin e ri që po ju rrethon. Sipas psikologut, Andrea Bonior i cili është edhe autor i “The Friendship Fix”, të ndihesh si  i  huaj mund të paralizojë jetën tuaj sociale. Ja disa këshilla si të veproni, për të gjetur miq të rinj në një vend që nuk e njihni:
 
1. Gjeni vendin e duhur për t’u marrë me stërvitje
Një një vend ku ka njerëz të cilët e kalojnë kohën e tyre duke mbajtur  veten në formë, ka më shumë mundësi të gjeni miq të rinj. Të krijosh bisedë ndërkohë që jeni duke u stërvitur, është më e lehtë, sepse po ndani të njëjtin aktivitet.
 
2. Në punë
Sipas një studimi, personat që kanë miq në vendet e punës janë më produktivë dhe  më shumë të fokusuar në punë. 
 
3. Bëhuni pjesë e grupeve të ndryshme 
Në internet kërkoni aktivitetet e ndryshme që organizohen në vendin që jetoni. Zgjidhni çfarë ju tërheq më shumë dhe kërkoni të bëheni edhe ju pjesë në të. Aktivitetet në grup, do ju ndihmojnë të njihni më shumë njerëz të rinj.
 
4. Bëhuni fqinj i mirë
Është shumë e rëndësishme, të kesh kontakt me njerëzit që jetojnë pranë jush, pasi mund t’iu ndihmojnë  në situata të ndryshme. Duhet të silleni sa më të sjellshëm me ta.
 
5. Zgjidhni vendet ku relaksoheni
Femrat, shumicën e kohës së  tyre e kalojnë në sallonet e bukurisë. Në këto vende mundësia për të njohur njerëz të rinj është më e madhe. Gjatë kohës, kur ndiheni mirë me veten, mund të krijoni atmosferë miqësore.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.004317045211792