INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të dukeni më tërheqës për të tjerët

Si të dukeni më tërheqës për të tjerët

Publikuar më: 14:15 30-03-2016
Fjala tërheqës ka kuptim më përgjithësues, pra nuk tregon vetëm pamjen e jashtme.
Disa njerëz duken tërheqës edhe nëpërmjet sjelljes së tyre dhe mënyrës së jetesës. Ja disa këshilla si të dukeni më tërheqës te njerëzit që ju rrethojnë në jetën tuaj.
 
1. Tregoni humor
Humori ndikon  që të dukeni më interesantë te njerëzit rreth jush. Gjithmonë dikush që ka humor preferohet më shumë se një person i cili nuk ka sens humori.
 
2. Kaloni kohën tuaj me miq
Një studim në Universitetin e Californisë  ka dalë në përfundimin se njerëzit duken më mirë kur janë të shoqëruar me miq. Kjo ndikon në gjendjen më të mirë shpirtërore të tyre.
 
3. Bëhuni një lider
Personat të cilët kanë aftësi për të  drejtuar, duken më tërheqës në sytë e të tjerëve. Ata reflektojnë siguri dhe zgjuarsi, prandaj duken më special për të tjerët.
 
4. Buzëqesh më shumë
Një studim tregoi se fytyrat e njerëzve që buzëqeshnin më shumë, dukeshin më tërheqës. Prandaj mundohuni të përcillni sa më shumë buzëqeshje te të tjerët.
 
5. Merrni një kafshë shtëpiake
Personat që kanë një kafshë shtëpiake duken më tërheqës. Dashuria e pastër që japin dhe marrin nga kafsha i bën ata të duken më të bukur.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881