INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Sekrete për të gjetur paqen me veten

5 Sekrete për të gjetur paqen me veten

Publikuar më: 13:03 10-06-2016
Në momente të caktuara çdo njeri nuk ndihet mirë me veten e tij.
Për të arritur qetësi shpirtërore, në rradhë të parë duhet të ndihesh mirë me veten. Ekspertët ju këshillojnë se çfarë duhet të bëni për ta arritur këtë gjë.
 
1. Vlerësoni gjërat që kanë rëndësi më shumë
Materializmi po i bën njerëzit të harrojnë vlerat e vërteta në jetë. Mos u bëni materalistë dhe  mos I gjykoni gjërat nga ana e pasurisë.
 
2. Dilni nga monotonia
Ndoshta keni kohë pa udhëtuar, apo bërë diçka ndryshe. Për të larguar gjërat e njëjta, bëni gjëra të larmishme dhe do kuptoni se do ndiheni mirë me veten tuaj.
 
3. Bëhuni më tërheqës
Një nga gjërat që njeriu duhet gjithmonë t’i kushtojë rëndësi, është edhe pamja e jashtme. Për asnjë moment, mos harroni të dukeni sa më bukur. Kjo do jua shtojë edhe vetbesimin.
 
4. Mos bëni krahasime
Nuk duhet ta fokusoni jetën tuaj, duke bërë krahasime me njerëzit e tjerë. Duhet të rregulloni në mënyrën më të mirë jetën tuaj dhe më pas mund të shikoni jetën e të tjerëve. 
 
5. Shmangini energjitë negative
Mundohuni të mos dëgjoni lajme të këqija, sepse do ju përcjellë një shije të keqe gjatë gjithë kohës. Mbusheni  jetën tuaj me gjëra pozitive dhe lini mënjanë ankesat.
 
Article Logic
Execution time: 0.0030109882354736