INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të dukemi pesë vjet më të rinj

Si të dukemi pesë vjet më të rinj

Publikuar më: 19:23 08-01-2016
Kujdesi për pamjen e jashtme është një nga gjërat më kryesore për të gjithë ne.
Ne mundohemi të dukemi sa më në formë, në mënyra të ndryshme. Kohët e fundit ekspertët, po na ndihmojnë shumë, me anë të këshillave të cilat nuk janë të vështira për t’i vënë në praktikë.Ja disa mënyra të thjeshta:
 
1-Qëndrojini besnikë dietës së shëndetshme
Për të mbajtur lëkurën tuaj të freskët, ajo që konsumoni mund të jenë ushqime si:  boronica, pjepër, brokoli, lakër jeshile, bajame.
 
2-Djersisni
Duke lëvizur trupin tuaj për të paktën 30 minuta në ditë është e mirë për mendjen tuaj. Ajo nxit qarkullimin dhe fytyra juaj do duket plot jetë.
 
3-Rregulloni vetullat tuaja
Vetullat ndihmojnë në simetrinë e tipareve të fytyrës suaj. Gjithashtu mbuloni me një furçë rrathët poshtë syve, për të mos u dukur  anemikë.
 
4-Meditoni
Kaloni 20 minuta gjatë ditës suaj duke medituar, të qetësoni trurin. Kjo do t’ju largojë energjinë negative, duke ndikuar në pamjen tuaj të jashtme.Mos harroni:Jeta është e bukur dhe duhet shijuar.
 
5- Blini produktin e duhur
Një nga gjërat kryesore që nuk duhet të mungojë në kujdesjen ndaj lëkurës janë kremrat që ndihmojnë të dukemi më të rinj.Blini produktin më të mirë!
Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164