INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta bëni partnerin të kuptojë pakënaqësinë tuaj seksuale?

Si ta bëni partnerin të kuptojë pakënaqësinë tuaj seksuale?

Publikuar më: 12:29 13-07-2017

Kur bëni kritika të sinqerta për seksin duhen zgjedhur mirë fjalët dhe problemi të shtrohet në mënyrë diplomatike. Ja se si duhet ta bëni!

Shmangni akuzat direkte

Në qoftë se njëri ndër partnerët nuk është i kënaqur me seksin, assesi nuk duhet ta mbajë vete, por për këtë patjetër duhet të bisedojë me partnerin. Duhet të prisni momentin e duhur dhe t’i zgjidhni fjalët në mënyrë që mos ta lëndoni.

Në asnjë mënyrë, pas dëshpërimit, mos i thoni “Pse e përfundove kaq shpejt, unë ende nuk jam ‘nxehur’!”, apo “Pse mendon vetëm për vete”.

Në këto moment mund të kalojë deri tek një përleshje shumë serioze, e ai do të mund të zgjidhte mënyrën ‘jam i hidhëruar dhe, të ngërdheshet’. Më mirë prisni ditën tjetër kur të dy jeni më të relaksuar dhe haptas flisni.

Ai? Ajo nuk është ish i dashuri/ish e dashura!

Nëse diçka mund ta lëndojë të dashurin, ajo është krahasimi me ish të dashurin tuaj! Me këtë vetëm do t’i rrisni problemet në krevat, por edhe jashtë tij.

Çfarëdo përmendje të ishit e sidomos kur flitet për seks nuk ju sjell fund të mirë. Andaj nëse keni ndonjë dëshirë, kërkesë apo korrigjim, mos thoni asnjëherë: “Ish i dashuri im e ka bërë këtë apo atë!”

A bën ta gënjeni që seksi ka qenë i mirë?

Situata më e keqe është kur seksi nuk ka qenë i mirë, e ai pret që ju ta lavdëroni! Ndërkaq edhe kjo mund të zgjidhet në mënyrë elegante: Nëse nuk e keni përjetuar orgazmën, këtë thjesht thuajeni. Nëse është pak tip normal, do ta kuptojë poentën.

Për çfarëdo rasti më mirë heshtni ose përmbajuni komenteve sesa të gënjeni “Që është i përkryer në shtrat dhe që e di se çfarë kërkon në shtrat”. Atëherë nuk do të përmirësohet kurrë.

Prisni ditën tjetër dhe haptas pa gënjeshtra dhe lajka, flisni për problemet të cilat ju ngushtojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0039107799530029