INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t’i zgjidhni reçipetat e duhura për gjoksin tuaj [VIDEO]

Si t’i zgjidhni reçipetat e duhura për gjoksin tuaj [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 27-03-2018

Çfarëdo që të vishni, nëse nuk zgjidhni reçipeta të vërteta, stili juaj mund t’ju shkojë hoq. E pra, kjo nuk është edhe aq e lehtë, siç ju duket në fillim.

Ja disa këshilla të dobishme për zgjedhje të madhësisë së përshtatshme të reçipetave

Shumica e femrave gabojnë dhe blejnë reçipeta tepër të vogla apo tepër të mëdha. Nëse madhësia është e përshtatshme, sisët nuk do t’ju dalin jashtë, por nuk do të ketë hapësirë të madhe midis reçipetave dhe lëkurës.

Gjithashtu, femrat me sisë të mëdha duhet të zgjidhin reçipeta të cilat nuk kanë dizga tepër të ngushta, në mënyrë që të mos i vizatohet në lëkurë.

Reçipetat kanë madhësi dhe vëllim të ndryshëm rreth shpinës dhe madhësisë së shportave. Reçipetat perfekte patjetër duhet të kenë vëllimin i cili u përshtatet gjerësisë së shpinës dhe shportave, të cilat do të kenë madhësi ideale.

Domethënë, duhet t’i kombinoni këto dy gjëra. Mirëpo, duhet të keni parasysh që shportat më të mëdha kanë edhe vëllim më të madh përreth shpinës dhe këtë shpesh duhet ta rregulloni. Për këtë shkak më së miri është të blini reçipeta, vëllimi i të cilave mund të rregullohet.

Shumica e femrave gabojnë edhe kur shkurtojnë dizgat, sepse ngrenë sisët më shumë seç duhet. Atëherë ndodh që sisët të mbeten aty ku kanë qenë, ndërkaq reçipetat në shpinë të shkojnë pothuajse deri te qafa, gjë që duken vërtet keq.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158