INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si t'i tregoni të dashurit tuaj për të kaluarën seksuale

Si t'i tregoni të dashurit tuaj për të kaluarën seksuale

Publikuar më: 13:13 22-05-2017

Të gjithë kanë një të kaluar seksuale.

Në fund të fundit, eksperiencat e jetës ju kanë bërë këtë person që jeni sot. Sa herë që krijoni në marrëdhënie të re, e kaluara juaj seksuale bëhet shpesh objekt diskutimi. Sigurisht ajo çfarë ndani me partnerin tuaj është çështje personale, por ka disa rregulla etike për këtë çështje.

Pa marrë parasysh sa e thellë mund të jetë frika e refuzimit apo gjykimit, Veronica Vaiti një terapiste çiftesh thotë se ky është një diskutim thelbësor që të gjitha çiftet duhet të kenë, sidomos në fazat e hershme të lidhjes.

Një tjetër psikoterapist Berkeley thotë: “Është e dobishme për të dalluar informacionin që ju duhet të ndani me një partner të ri për arsye të shëndetit dhe sigurisë, si dhe informacion që ju duhet të mbani për veten tuaj. Partnerët e rinj nuk kanë të drejtë të dinë gjithçka për ty, as ju gjithçka për ta." Për të ditur se çfarë mund të ndani me partnerin dhe çfarë të mbani për vete ju ndihmon teksti më poshtë.

Mos përmendni numra.
Numri është çështje vetëm e juaja. Vaiti thotë se kjo mund të sjellë një sërë ndjenjash, gjykimesh morale dhe pasiguri për çdo partner”. Nëse ju nuk dëshironi të ndani këtë informacion mund të devijoni: “Ne nuk e njohim aq mirë njëri-tjetrin, le të shohim më parë se ku do na çojë kjo,” ose “është një informacion i rezervuar, duhet ta fitosh atë” thotë Bell.

Flisni për SST.
Nëse ju keni një histori seksualisht të transmetueshme mund të diskutoni rreth saj. Në rastin kur bëni pyetje të cilave partneri juaj nuk u përgjigjet, atëherë ka diçka për t’u diskutuar sipas Vailti. “Nëse partneri potencial nuk respekton mënyrën sesi ndiheni, atëherë flitet për një çështje më të madhe”. Me fjalë të tjera kur ai nuk është i gatshëm të ndajë këtë informacion, është më mirë të mos krijoni marrëdhënie intime për momentin. Nëse ju keni pasur një sëmundje nga e cila jeni shëruar plotësisht, nuk është e thënë të ndani këtë informacion.

Mos merrni në pyetje pa pushim për përdorimin e prezervativit.
Në nxehtësinë e momentit disa harrojnë aksidentalisht të përdorin kondomin ndërsa të tjerë kanë një të kaluar seksuale që e shmangin përdorimin e prezervativit. Bell thotë se "Përdorimi i prezervativit në vetvete nuk është një shqetësim shëndetësor për partnerin tuaj, është një informacioni për sëmundjet seksualisht të transmetueshme."

Sugjeroni që të dy të kontrolloheni për SST.
Është seks 100% i sigurt. Një mënyrë është duke diskutuar herën e fundit që ju jeni kontrolluar tek një mjek dhe duke e pyetur atë për të njëjtën gjë. Bell thotë se nuk mund të kontrolloni nëse ai do t’a bëjë këtë gjë, por mund të kontrolloni sjelljen tuaj. Nëse nuk ndiheni të sigurtë për të pasur marrëdhënie intime me dikë që nuk ka dëshirë të kontrollohet së fundmi, keni të drejtë të tërhiqeni.

Diskutoni rreth llojit të mbrojtjes që do përdorni për kontrollin e lindjes.
Kur jeni duke përdorur pilula, bëjani të ditur edhe partnerit tuaj këtë. Marin rekomandon përdorimin e prezervativëve, por përcakton se prezervativët nuk janë 100% të sigurt. Nëse ai insiston të mos përdor prezervativ, u takon juve të siguroni veten tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996