INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si flirtojnë meshkujt shqiptarë!!!

Si flirtojnë meshkujt shqiptarë!!!

Publikuar më: 17:36 27-12-2015

Të gjithë e dimë sesi flirtojnë meshkujt shqiptarë por ndonjëherë është mirë që detajet që nuk ju pëlqejnë t’ua vini në dukje me shpresën që një ditë ata të kuptojnë sesi flirtohet në një formë interesante dhe të njerëzishme.



Me të thithur

Ai momenti kur duke ecur në rrugë ndien një lloj tingulli i cili përngjason me një fishkëllimë jo nxjerrëse por thithëse. Asnjëherë nuk e kuptuam se çfarë kerkon të thotë ky lloj tingulli por ajo që dimë është se asnjëherë nuk pasohet nga ndonjë tigull tjetër përveç se… heshtje!!!


Fiksojnë me gojën hapur dhe sytë gjysëm të mbyllur në formë të perënduar

Duken tamam sikur dikush u ka gjuajtur pas koke dhe ata janë budallallepsur edhe pse ndoshta në atë moment ata mendojnë se duken shumë sexy.

Fryhen

Këtë karakteristikë meshkujt shqiptarë e kanë të huazuar nga gjeli i detit me siguri. Një gjë është e sigurt! Me këto lloj fryrjesh maksimumi që mund të kapni është ndonjë pulë deti.

 

Përdorin emra frutash për të shprehur afeskion

O Rrushooo… Pjeshkeee… !!! Ka edhe kështu. Asnjëherë se kemi kuptuar se çfarë ka të përbashkët një vajzë me një rrush. Disa do thonin ëmbëlsinë por kur përdoret në formën e duhur ama. Skuptohen fare këta çunat e sotëm.

 

Ku të kam parë?!

“Se ku të kam parë unë ty!” Shprehje tipike kur një mashkull po ngacmon një femër. Si mund t’i thuash dikujt “ku të kam parë”, e nga mund ta dijë ajo se ku e ke parë ti?! Një pyetje që asnjëherë nuk merr përgjigjen e dëshiruar përveçse një “nuk e di”!!!

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943