INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyrat për t'ia hedhur një ndarjeje...përpos 'unfollow'

5 Mënyrat për t'ia hedhur një ndarjeje...përpos 'unfollow'

Publikuar më: 11:32 28-12-2015
Sigurisht që ndarja nga i dashuri është diçka e vështirë, por akoma më e vështirë është të mbledhësh veten pas saj . Por si mund të ecësh përpara kur jeta vazhdon të të përplasë me të shkuarën? Ne kemi gjetur disa mënyra se si ta kaloni më shpejt këtë fazë të shëmtuar, tashmë që ndodhemi në moshën e Instagramit. Nëse këto nuk funksionojnë, atëherë ju sugjerojmë t'i gjeni një cep në koshin e mbeturinave smartphone-it tuaj! 
 
1. Dilni për vrap 
 
 
Kur lotët ju vijnë natyrshëm, është koha që të djersisni. Nuk ka asgjë më qetësuese se një vrap i shpejtë, nën shoqërinë e ipod-it tuaj, veçse kujdes mos ju bie rruga nga shtëpia e ish-it tuaj. Këngë si ato të albumit "Confident" të Demi Lovato-s do të ishin perfekte. 
 
2. Bërtisni me sa keni fuqi 
 
 
Pas një ndarjeje është e kuptueshme që të keni inate përbrenda. Ndoshta nuk mund t'i bërtisni në fytyrë atij, por shumë mirë mund ta bëni këtë gjë në ndonjë koncert apo festë me muzikë të lartë. Nëse këto të fundit nuk i preferoni, makina juaj gjatë një trafiku të çmendur, mbetet gjithmonë një alternativë rezervë. 
 
3. Pastroni shtëpinë 
 
 
Edhe nëse tipi juaj nuk ua lejon të ktheheni krejt papritur në një Martha Stewart, të pastruarit të dollapit dhe sendeve tuaja, ndihmon shumë. Me këtë rast i tregoni të afërmve se nuk jeni edhe aq dembele, sa ata mendonin. 
 
4. Flisni me dikë 
 
 
Të degjosh veten teksa thua me zë të lartë se dëshiron të ecësh përpara, në fakt e përshpejton këtë proçes. Padyshim që terapistët kushtojnë, por shumë mirë mund të shfrytëzoni një mikeshën apo mikun tuaj për të shkëmbyer një bisedë. 
 
5. Instagramohuni 
 
 
Mund të duket klishe, por të postuarit foto të bukura në Instagram ndihmon. Nuk po ju themi të realizoni një set fotografik profesional, post-ndarje, por mundohuni që të postoni gjëra sa më pozitive. Askush nuk ka qejf t'iu shohë duke qarë, përvëç atyre që nuk ditën t'iu vlerësonin sa ju kishin. Mos ua jepni këtë kënaqësi, sforcojeni buzëqeshjen derisa ajo t'iu vijë natyrshëm!
 
Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148