INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është Valeri në shtrat? Pyetja e Ermalit nevrikos bashkëshorten e modelit: ‘’Të iki unë?’’

Si është Valeri në shtrat? Pyetja e Ermalit nevrikos bashkëshorten e modelit: ‘’Të iki unë?’’

Publikuar më: 10:20 12-05-2019

Në mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” i ftuar ishte një nga personazhet, i cili ka bërë shumë zhurmë në opinioni publik.

Pas famës nga “Big Brother Albania”, Valeri nuk kishte ndërmend ta linte me kaq vëmendjen e publikut dhe pozat e tij seksi gjithmonë kanë nxitur komentet e shumë njerëzve.

Pas një mungese në ekranet shqiptare, Valeri shpjegoi planet e tij për të ardhmen, duke treguar se tashmë është në pritje të fëmijës së dytë dhe familja ka qenë prirorit në këtë periudhë.

Në emision ishte e ftuar gjithashtu edhe gruaja e tij Madalena. Menjëherë me hyrjen e saj binte në sy forma e rrumbullakosur e barkut.

Duke folur për dashurinë e tyre, Valeri tregoi se Madalena nuk ja ka varur shumë gjatë takimit të parë dhe kjo gjë i ka pëlqyer tek ajo pasi ishte ndryshe nga femrat e tjera.

Gjatë intervistës, Ermali i bëri Madalenës një pyetje “pikante” përsa i përket jetës bashkëshortore: Si është Valeri në shtrat?

Madalena u vendos në siklet dhe tha: “Të vazhdoj unë? Nuk i keni mbaruar akoma bisedat? Nëse nuk i keni mbaruar unë vazhdoj iki”.

Moment ky që u shoqërua me të qeshura, por dhe njëfarë sikleti tek të pranishmit.

-640-0-5cd739c0951b8.jpg

-640-0-5cd739bff32d7.jpg

-640-0-5cd739bba6fb7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003544807434082