INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e mashtrimit dhe zhvatjes së parave po kthehet në favor të Loredanës, media zvicerane bën vrojtimin interesant[FOTO]

Çështja e mashtrimit dhe zhvatjes së parave po kthehet në favor të Loredanës, media zvicerane bën vrojtimin interesant[FOTO]

Publikuar më: 10:59 12-05-2019

Çështja e hapur e Loredanës për akuzat që rëndojnë mbi të: mashtrim dhe zhvatje parash, ndodhet tashmë në zyrën e prokurorit të Luzernit.

Dënimet për këtë çështje në rast se akuzat vërtetohen variojnë nga 5 vite burgim deri në një gjobë të majme.

Media zvicerane “20 Minuten” raporton se në rast dënimi, Loredanës do t’i ndalohet të qëndrojë në Zvicër.

Por përtej çështjes ligjore, në aspektin e karierrës duket se e gjihë kjo zhurmë mediatike ka shërbyer në një drejtim pozitiv për reperen.

Numri i saj i folloëersave ka pësuar një rritje graduale, ku në 7 ditët e fundit sipas statistikave janë shtuar 23 mijë ndjekës.

Edhe në konferencën për shtyp avokati Tom Gashi i pyetur nëse e gjithë kjo çështje do ndikonte negativisht tek Loredana, u përgjigj se kjo për reperen është vetëm publicitet, qoftë i mirë apo i keq.

Jo të paktë janë edhe njerëzit, të cilët përtej komenteve negative kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet reperja.

A52DEC8E08A2829077141AC50E00B981.jpg

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166