INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e mësonin dikur notin fëmijët në Shqipëri? Rroftë zhytja!

Si e mësonin dikur notin fëmijët në Shqipëri? Rroftë zhytja!

Publikuar më: 12:04 09-08-2018
Nga Anisa Bega
 
Le të bëhemi paksa nostalgjikë, meqë jemi në periudhën e sezonit veror, ku shumica prej nesh është me pushime.
Po ndaloj te pjesa e pushimeve në det, ku familjerisht iknim në bregdet dhe bënim disa ditë plazh. E fillojmë me kënaqësinë e udhëtimit me transport publik, dreka në natyrë( mbaj mend Plepat në Durrës), etj. Një detaj që edhe sot qeshim me shoqërinë është edhe mësimi i notit, për ata që e mësuan, sepse normalisht ka edhe nga ata që ende nuk e dinë. Në rastin e atyre që e dinë, besoj një nga mënyrat më të përgjithshme që e mësonim nga prindërit është zhytja me dhunë në det. Si fëmijë që ishim jo të mësuar me detin dhe notin, dridheshim nga frika mos mbyteshim. Ideja ishte të na hiqnin frikën nga deti. Tani që po reflektojmë, po mendojmë: sa fëmijë të fortë paskemi qenë që e kemi mësuar në këtë mënyrë kaq të frikshme. Të linte njeri të ankoheshe?! Jo, zhytu aty dhe mësojë notin!
 
Si përfundim, e mësuam u bëmë notarë të mirë, por pasojat e kësaj mënyre ende i kemi në memorien tonë. Kishe frikë të futeshe në det se prindi ose ndonjë i afërm të zhyste pa dëshirën tonë. Do thoni ju, mirë ta ka bërë, se ja e mësove, por ku di fëmija i shkretë të mbrohet, me zemër në dorë do mbijetoje.
 
Po nëpër botë, si e kanë mësuar fëmijët notin?!
 
Më kanë thënë disa të huaj: në kurse private, ose e kishin si orë mësimi notin, ose fundja edhe vetë në plazh.  Po fëmijët tani si e mësojnë?! Më kap një e qeshur e madhe tani, kur e krahasoj me mënyrën si e kemi mësuar ne, fëmijët dikur në Shqipëri. Jam mirënjohëse se të paktën edhe pse me këtë mënyrë të frikshme na e kanë mësuar.
Rroftë zhytja me dhunë!
Article Logic
Execution time: 0.0021049976348877