INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si duket tani? Aulona Musta tregon hundën e re dhe zbulon operacionin e radhës! [FOTO]

Si duket tani? Aulona Musta tregon hundën e re dhe zbulon operacionin e radhës! [FOTO]

Publikuar më: 14:03 23-02-2020

Aulona Musta ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau të gjithë eksperiencën e realizimit të ndërhyrjes estetike në hundë. Gazetarja e ndau lajmin me fansat që prej fillimit, teksa sot në studio pranoi se ndihet shumë mirë dhe fatmirësisht operacioni shkoi pa asnjë problem.


E pyetur nga Bieta nëse ka në plan të bëjë ndonjë ndërhyrje tjetër, Aulona nuk përjashtoi mundësinë që pas disa vitesh të bëj ndonjë rregullim në pjesën e gjoksit. “Dy gjëra që unë gjithnjë kam menduar se mund t’i bëj te vetja, e para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi.

Gjoksin realisht e shoh si një gjë që nuk kam për ta bërë ndonjëherë, sepse për hundën kam qenë gjithnjë në dyshim… mbase kur të bëj edhe një fëmijë të dytë”, tha ajo, duke sqaruar se pas ushqyerjes me gji për një kohë të gjatë, është nevoja për pak rregullime.

atend.png

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915