INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e quajtën HIPOKRIZI këtë video me vjehrrën, Aulona Musta reagon publikisht: Çudira shqiptare…[FOTO]

Fansat e quajtën HIPOKRIZI këtë video me vjehrrën, Aulona Musta reagon publikisht: Çudira shqiptare…[FOTO]

Publikuar më: 09:20 02-08-2019

Video e Aulonës me vjehrrën e saj duke e përqafuar dhe duke e uruar për ditëlindjen e saj u përfol shumë pasi në ditët e sotme rrallë herë shikon që nusja me vjehrrën shkon shumë mirë dhe nisur nga kjo, shumë fansa e quajtën hipokrizi.

Ata thanë se Aulona e do vjehrrën e saj, pasi nuk jeton në të njejtën shtëpi me të, mirëpo kjo gjë s’i pëlqeu aspask Aulonës dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se jetesa në të njëjtën banesë nuk është ajo që vërteton dashurinë për këtë person të veçantë.

Ajo i drejtohet vajzave që të kenë një marrëdhënie të mirë duhet të jetojnë jetën ashtu sic ato duan. Postimi i Aulonës shpjegon shumë bukur marrëdhënien nuse – vjehrrë sipas mendimit të saj:

View this post on Instagram

Ky postim u frymezua nga nje postim me pare, ku nisi debati se te thuash qe e do vjehrren ne publik eshte hipokrizi dhe e dyta, se dashuria kuptohet dhe tregohet nese jeton me vjehrren! Cudira shqiptare te importuara nga vendet e lindjes se mesme, te rrenjosura akoma edhe me thelle nga telenovelat turke ku te jetosh 7 familje nen nje cati eshte krejt normale dhe te shnderruar ne menyre jetese krejt normale per shume familje shqiptare qe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te perqafojne idene se eshte gjeja me e mire te jetosh me vjehrrin dhe vjehrren! Jo, nuk eshte! E dini pse? Sepse nuk eshte gje e mire te jetosh as me prinderit e tu pasi ke kaluar te 20-at dhe je gati per t’u perballur vet me jeten! E di qe per shqiptaret ky eshte nje koncept totalisht i papranueshem, por nder te tjera, shqiptaret prandaj vazhdojne te jene nje popull i prapambetur sepse e kane kaq te veshtire t’i largohen koncepteve te tilla prapanike. Po, e di, jam shume e ndergjegjshme qe per shume veta eshte pamundesia ekonomike qe i detyron qe qendrojne ne nje shtepi. Dhe ky pranohet si fakt, por pertej kesaj cifti i ri duhet te jetoje ne shtepi me vete dhe pike! Dhe po, kur jeton ne shtepi me vete dhe vjehrra respekton hapsirat e tua dhe ti te vjehrres, padyshim qe dashuria dhe respekti eshte me i madh! Kam fatin e madh qe kam nje vjehrre zonje, aq te qyteteruar dhe te kulturuar saqe te di qe djali i saj ka krijuar familjen e tij dhe duhet te rrije ne shtepi me familjen e tij te re. Te di vendin e saj si nene, si gjyshe, si vjehrre pa kaluar asnje kufij dhe duke bere gjithcka qe marredhenia jone te jete perfekte! Dhe po, qe une ta dua shume! Prandaj nese dikush ju thote qe per te kuptuar dashurine per vjehrren duhet te jetosh me te, thjesht qeshi ne fytyre dhe thuaj qe per fat te mire vjehrra juaj shikon serialet ne Netflix dhe jo telenovelat turke ? Mbase nuk do ta kuptoje, por c’rendesi ka kjo! Rendesi ka qe ti dhe vjehrra jote te jetoni ne harmoni dhe dashuri, per te miren e familjes se gjithesecilit!

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Article Logic
Execution time: 0.0046079158782959