INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do jetë moti për këtë javë? Zbuloni kur do të nisin shirat!

Si do jetë moti për këtë javë? Zbuloni kur do të nisin shirat!

Publikuar më: 11:48 30-09-2019

Ditët e fundit të shtatorit kanë qenë shumë të ngrohta. Me temperatura që shkuan edhe në 32 gradë në disa zona, njerëzit patën mundësi që të shkonin në plazh, apo të planifikonin udhëtime gjatë fundjavës.

Por teksa jemi në fund të shtatorit, jemi në fund dhe të ditëve të ngrohta. Kthjellimet do të vazhdojnë edhe dy ditët e para të kësaj jave, pra sot dhe nesër e më pas pritet nisja e shirave. Nga dita e mërkurë deri të shtunën në vend do të mbizotërojnë vranësirat dhe shirat thuajse në të gjithë zonat. Por parashikohet që të kemi një përmirësim të motit përgjatë ditës së dielë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951